Partia Demokratike ka kërkuar që Komisioni Zgjedhor duhet të drejtohet nga 3 drejtues, me një tjetër përbërje.
Sipas selisë blu, Komisioni i tanishëm Zgjedhor nuk gëzon legjitimitetin e nevojshëm e kësisoj duhet zëvendësuar nga një tjetër me 3 anëtarë, ku njëri duhet të jetë ndërkombëtar, tjetri të përfaqësojë parlamentin dhe një tjetër opozitën.
Propozimet e dorëzuara nga përfaqësuesi i PD-së, Kaso, në tryezat e organizuara nga OSBE-ja, theksojnë gjithashtu edhe ndryshime të tjera si transparenca në financimin e partive etj.
Në dokument thuhet gjithashtu se bisedimet duhet të jenë të hapura e gjithëpërfshirëse si dhe të garantohet zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, që pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve.
*Propozimet e opozitës për reformën zgjedhore i lexoni në dokumenti bashkëngjitur:
PLATFORMA PËR REFORMËN ZGJEDHORE