Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismaili i akuzuar nga Partia Demokratike ditën e sotme se ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit duke fshehur dënimin në Greqi ka reaguar edhe njëherë duke publikuar disa listë-pagesa si mësues i shkollës 8-vjeçare.
Listë-pagesat kryetari i Bashkisë së Mallakastrës i ka publikuar pasi PD-ja pretendon se në datën 25 shkurt 2000 ai ka qenë i dënuar në Greqi, ndërsa ai kërkon të vërtetojë se ka qenë duke dhënë mësim.
Ismaili thotë se nuk ka gënjyer në formularin e dekriminalizimisht dhe po ashtu ka publikuar në profilin e tij në Facebook list pagesat nga dhjetori i 1999 deri në mars të vitit 2000 si mësues në Ballsh.
Postimi i plotë:
Përshëndetje të gjithëve! Do të doja që nëpërmjet këtij statusi të ndaja me ju një prononcim lidhur me deklaratat e bërë sot nga Partia Demokratike lidhur me emrin tim dhe të kaluarën time:
- Dua të theksoj se gjithçka kam deklaruar në formularin e dekriminalizimit është e vërtetë.
- Po ritheksoj dhe njëherë se për periudhat që kam punuar si emigrant ekonomik ne Greqi nuk jam arrestuar apo ndaluar asnjëherë nga policia greke për çfarëdo arsye ligjore.
- Lidhur me pyetjen se çfarë me kujton 25 shkurti 2000, ju bëj me dije se më kujton një ditë normale pune si mësues në shkollën 8-vjecare “I. Shehu”, Çorrush.
Bashkangjitur listë pagesat për këtë periudhe. Së fundi për të gjithë ata që nuk më njohin (pasi ata që më njohin e dinë mirë), se nuk jam marrë asnjëherë me veprimtari të jashtëligjshme si dhe jam totalisht i qetë në ushtrimin e detyrës që më kanë besuar qytetarët mallakastriotë pasi nuk kam mbi vetë epitetet e hajdutit, trafikantit të qënieve njerëzore apo lëndëve narkotike ashtu si mund t’i kenë eksponentë të caktuar të PD-së. Ju faleminderit dhe klm.