Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri izraelit pas kërcënimeve: Ata do marrin goditjen më të fortë


Pas kërcënimeve nga Irani se mund të sulmojë Izraelin, ka reaguar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Siç shkruan Reuters, ai paralajmëroi se vendi i tij do të sulmonte fort kundër kujtdo që e sulmon atë.

“Kushdo që përpiqet të na sulmojë, do të marrë goditjen më të fortë”– tha Netanyahu në Jeruzalem.

Netanyahu përsëriti mbështetjen e tij ndaj SHBA-së për vrasjen e komandantit ushtarak iranian, Qassem Soleimani. Ai tha se Izraeli “qëndron plotësisht” përkrah vendimit të Presidentit të SHBA-së dhe shtoi se Trump duhet të urohet që veproi “me shpejtësi, guxim dhe vendosmëri”.

Irani më herët ka kërcënuar se do të bombardojë Izraelin dhe Dubain nëse Shtetet e Bashkuara hakmarren për sulmin në dy bazat ajrore amerikane në Irak.

“Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër”– tha Garda Revolucionare e Iranit.

Një tjetër kanal televiziv i Gardës gjithashtu kërcënoi të bombardojë Dubain dhe Haifa-n në Izrael. Teherani hodhi sot rreth 15 raketa balistike në dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane pas mesnatës. Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Gjeneralit të Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *