Vendosni fjalën kyçe....

Kurti dhe Mustafa nuk vendosin për marrëveshjen, do takohen sërish nesër


Albin Kurti dhe Isa Mustafa përfunduan takimin mes tyre në përpjekjet për formimin e qeverisë së re.

Në përfundim të takimit ata nuk lajmëruan për rënien dakord për qeverinë por njoftuan se do takohen përsëri ditën e nesërme.

Pas takimit që zgjati rreth 3 orë, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa nënkutoi se mund të ketë një marrëveshje për koalicionin qeverisës me LVV-në mee kushte.

“Takimi ka përfunduar, kemi një lëvizje në përpjekjen për ta arritur marrëveshjen mes të dy palëve. Do të kemi edhe një takim nesër, për detaje do t’ju njoftojmë me kohën”, tha zëdhënësi Besian Mustafa.

Për sa i përket emrave të ministrave nga LVV-ja, Albin Kurti propozoi 5 kandidatë ndërsa i kërkoi edhe LDK-së të bënte propozimet e veta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *