Vendosni fjalën kyçe....

“Preferoj t’i bindem ligjit” – Trump nuk do t’i sulmojë sitet kulturore iraniane


Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga kërcënimet e tij se do të sulmojë vendet që janë të rëndësishme për kulturën iraniane.

Një reporter e pyeti presidentin pas një takimi me kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis në Shtëpinë e Bardhë, nëse ai do të synonte vendet e kulturës iraniane në ndonjë kundërsulm të mundshëm.

“Epo siç thashë dje, ishte shumë interesante: ata lejohen të vrasin njerëzit tanë, ata lejohen të sakatojnë njerëzit tanë, ata lejohen të hedhin në erë gjithçka që kemi dhe nuk ka asgjë që t’i ndalojë ata”-tha Trump, citon Daily Mail.

Megjithatë ai shtoi:  “Dhe ne jemi sipas një ligji të ndryshëm, supozohet të jemi shumë të kujdesshëm me trashëgiminë e tyre kulturore. Dhe e dini çfarë, nëse është ky ligji – më pëlqen t’i bindem ligjit”.

Më pas Trump shtoi se “Nëse Irani bën ndonjë gjë që nuk duhet të bëjë, ata do të vuajnë pasojat, dhe shumë fuqishëm.”

Nuk e dimë nëse Trump ka të njëjtën qasje pas sulmeve me raketa në dy baza ajrore amerikane në Irak.

Pasi mori vesh lajmin për sulmin, Trump tha se çdo gjë ishte nën kontroll dhe po vlerësoheshin dëmet dhe viktimat.

“Gjithcka është mirë! Raketat janë lëshuar nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve që po ndodh tani. Deri më tani, mirë! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë, deri tani! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes.”– tha Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *