Presidenti rus Putin dhe homologu i tij turk Erdogan përuruan tubacionin e gazit që do shtrihet në det të hapur, ‘TurkStream’, që do dërgojë gazin rus në Turqi dhe më tej në shtetet e Evropës Jugore.
Tubacioni 930 kilometra në fund të Detit të Zi u bë operacional të mërkurën, ndërsa dy presidentët morën pjesë në një ceremoninë e përurimit.
Presidenti i Serbisë, Vuçiç dhe kryeministri bullgar Borissov morën gjithashtu pjesë në këtë veprimtari.
‘Furnizimi i gazit rus përmes TurkStream padyshim që do të ketë një rëndësi të madhe jo vetëm për ekonominë e Turqisë dhe rajonit të Detit të Zi, por gjithashtu do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin e shumë vendeve të Evropës së Jugut, dhe do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë energjitike të Evropës në përgjithësi,’ tha Putin.