Ministri i Jashtëm i Serbisë,Daçiç, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve ‘Tanjug’ se Beogradi do vijojë edhe gjatë vitit 2020 punën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga sa më shumë vende.
‘Presim që shtete të tjera të tërheqin njohjen e Kosovës’, ka thënë Daçiç.
Ai shtoi se në fillim të procesit puna kishte qenë më e vështirë por gjithnjë e më shumë vende po e tërheqin njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
‘Me rëndësi është se tërheqjet e njohjeve kanë ndryshuar pozicionin e Serbisë. Kur i kemi hyrë këtij procesi, 113 vende e kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Sot 93 vende njohin pavarësinë e Kosovës’, shtoi shefi i diplomacisë serbe.