Studimi i të dhënave të dërguara nga staeliti ‘Gaia’ lidhur me galaktikën tonë, ‘Rruga e Qumështit’ ka bërë një zbulim tronditës, që po detyron shkencëtarët të rimendojnë kuptimin e tyre për ndërtimin e galaktikës sonë: një strukturë masive gazi që është rreth 9,000 vite dritë e gjatë.
Në 1879, astronomi Benjamin Gould zbuloi një re të gjatë pluhuri dhe gazi, mbetjet e zonave yjore të ndërlidhura që shtrihej në rreth 3000 vite dritë, të cilat më vonë u bënë të njohura si Rripi Gould.
Pas të dhënave të fundit të marra nga Gaia, megjithatë, rezulton se Rripi Gould është pjesë e një strukture edhe më të madhe, më e madhja në llojin e saj e zbuluar ndonjëherë në galaktikën tonë, ‘Rruga e Qumështit’.
Sipas modeleve shkencore, struktura e re është një valë gazi dhe pluhuri që është 9000 vite dritë e gjatë, 400 vite dritë e gjerë, dhe shtrihet 500 vjet dritë mbi dhe nën galaktikë.
‘Asnjë astronom nuk priste që të jetonim pranë një srukture të tillë, të ngjashme me valët,’ tha astronomia Alyssa Goodman i institutit Smithsonian.
Sateliti Gaia u lëshua në vitin 2013, me detyrë të prodhonte hartën më të saktë 3D deri tani të galaktikës sonë.