Vendosni fjalën kyçe....

AGK kërkon nga gazetarët bojkotimin e takimeve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, shkak trajtimi gjatë raportimeve


Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Gentiana Begolli ka kritikuar sjelljen e dy partive Vetëvendosjes dhe LDK-së se gjatë takimeve të tyre gazetarët po presin me orë të tëra në temperatura të ulëta

“Tërësisht e papranueshme, jo korrekte, jo profesionale, për më tepër edhe jo humane, trajtimi i gazetarëve dhe xhiruesve gjatë përcjelljes së takimeve në mes VV e LDK. Përderisa këto takime zgjasin me orë të tëra, gazetarët janë të detyruar të qëndrojnë jashtë, në temperatura të ulëta”, ka shkruar Begolli.

Ajo ka shkruar se nëse gazetarët vazhdojnë të ballafaqohen me këtë trajtim, AGK do të kërkojë bojkotimin e takimeve të këtyre dy partive nga gazetarët.

“Nëse gazetarët e xhiruesit do të vazhdojnë edhe me tutje të ballafaqohen me këtë trajtim, ne si AGK do të kërkojmë nga kolegët tonë bojkotimin e përcjelljes së takimeve, ku anëtarët e komunitetit tonë shpërfillen dhe pengohen në kryerjen e detyrës së tyre”, shkruan ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *