Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldren.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona.
Dy automjetet u përplasën me njëra tjetrën ndërkohë njëra prej tyre përfundoi në kanal.
Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Lezhës për trajtimin e nevojshëm mjekësor.