Vendosni fjalën kyçe....

Basha citon agjencinë amerikane: Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me renditjen e publikuar nga Fitch, ku Shqipëria përshkruhet si një vend i rrezikshëm për të investuar.

Ndërsa citon përfundimet e Agjencisë Fitch, Basha shkruan se komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e qeverisë Rama. Ai thotë se duhen politika serioze për të ndalur krizën në vend.

“Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.”- shkruan Basha.

Në raportin e Fitch, si dëmtimet më të dukshme në Shqipëri theksohen: Protesta, rritje të tensioneve mes partive politike, bojkoti i opozitës ndaj zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, frenimi i BE-së ndaj hapjes së negociatave.

Fitch është një nga tre organizatat e vlerësimit kombëtar të statistikave në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *