Një person i cili ishte në kërkim për vjedhjen e disa banesave është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Korçës.
I ndaluari është shtetasi Bernard Qelemeni.
28-vjeçari dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në banesa dhe biznese.
Por ajo që të bën më shumë përshtypje është vendi ku është fshehur i riu.
Qelemeni ndodhej në shtëpi, ku dhe është bërë arrestimi i tij.