Vendosni fjalën kyçe....

Fuqia ushtarake e Iranit, publikohet harta e vendeve që mund të arrijë të sulmojë


“Daily Mail”, “Al Jazeera” dhe disa media të tjera ndërkombëtare kanë publikuar një hartë të ushtrisë iraniane me vendet e mundshme të përfshirjes në një “qark sulmi”, si dhe llojet e predhave që disponon Irani dhe ka ku mund të godasë çdo vend në distanca të përcaktuara qartësisht.

Siç thuhet në artikullin e “Daily Mail”, Irani ka arsenalin më të madh të raketave në Lindjen e Mesme. Në mungesë të një force ajrore moderne, Irani të ndërtuar aftësi goditjeje me rreze të gjatë për të penguar armiqtë e saj në rajon nga sulmet.  Këto raketa mund të arrijnë deri në 1.250 milje (2,000 km), distancë e mjaftueshme për të goditur Evropën Lindore dhe pjesën më të madhe të nënkontinentit Indian sikurse shihet edhe në hartë.

Në shkrim thuhet se udhëheqësi suprem i Iranit ka një milion trupa në gjendje gatishmërie, qindra raketa hedhëse të afta për të goditur të gjithë Lindjen e Mesme dhe një forcë detare guerile për t’u hakmarrë ndaj SHBA-së për vrasjen e Qassem Soleimani javën e kaluar.

Si masë të parë, Teherani lëshoi 22 raketa në dy baza amerikane në Irak një ditë më parë. Irani ende përdor armë të epokës Sovjetike, ndërsa SHBA ka ushtrinë më të përparuar në botë.

Irani numëron 150,000 trupa elitare të Gardës Revolucionare Islame, 350,000 ushtarë të rregullt dhe gjysmë milioni në rezervë.

Në shkrimin e Daily Mail saktësohen edhe distancat e raketave të Iranit, që mund të jenë të mbushura edhe me lëndë bërthamore. Predhat godasin nga distanca 350 kilometër deri në largësinë më të madhe 2 mijë kilometër.

Ndërkohë, marina ka në dispozicion një forcë detare guerile me anije të vogla e të shpejta dhe të pajisura me mitralozë dhe raketa, pa lënë mënjanë edhe nëndetëse.

Një e treta e gazit të lëngshëm në botë dhe pothuajse një e katërta e naftës së Iranit rrjedh nëpër ujërat e ngushta dhe të cekëta në bregdetin jugor të Iranit, i cili ishte edhe skena e sulmeve dhe konfiskimeve të cisternave të naftës vitin e kaluar.

Irani ka investuar shumë në raketa të reja që përdorin teknologji të përparuar udhëzuese dhe kanë rritur manovrimin për t’i bërë ato shkatërruese kundër objektivave më të vegjël si bazat ushtarake dhe anijet në det.

Siç shihet, Shqipëria ndodhet në kufirin e rrezikut që mund të goditet nga këto predha. Distanca kilometrike mes kufirit të Shqipërisë me atë të Iranit është pak më shumë se 2 mijë kilometra dhe nëse Irani godet nga bazat e tij ushtarake, sulmet ndaj Shqipërisë thuajse janë zero.

Por nëse Iraku i vjen në ndihmë dhe raketat lëshohen nga territori i Irakut ekziston rreziku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *