Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata braziliane ndalon serialin e Netflix-it që e paraqet Jezu Krishtin si homoseksual


Një gjykatë braziliane ka vendosur që Netflix duhet të pezullojë transmetimin e serialit ‘Tundimi i parë i Krishtit’, një komedi që e përshkruan Jezu Krishtin si një homoseksual.

Gjykatësi Benedicto Abicair tha në aktvendimin e tij se e drejta për lirinë e shprehjes, shtypit dhe artit nuk është absolute.

‘Pezullimi është më i përshtatshëm dhe i dobishëm për shoqërinë braziliane, e cila është kryesisht e krishterë’,  tha Abicair, duke shtuar se ky vendim i përkohshëm do të qetësonte disi situatën në vend deri në një vendim të formës së prerë nga një gjykatë më e lartë.

Shfaqja 46-minutëshe që ka fituar çmimin Ndërkombëtar Emmy e krijuar nga grupi brazilian i komedisë, YouTube Porta dos Fundos, është kritikuar për mosrespektim të vlerave fetare.

Gati 2 milion brazilianë të fyer kanë nënshkruar një peticion në internet në mesin e dhjetorit, duke i kërkuar Netflix që të hiqte shfaqjen.

Shumë muslimanë që e pranojnë Jezusin si të dërguar të Zotit, gjithashtu i janë bashkuar çështjes së tyre, duke nënshkruar peticionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *