Greva e transportit mbi reformat e planit të pensionit nga presidenti Macron ka hyrë në ditën e 36-të, teksa asnjë nga palët nuk duket të lëshojë terren.
Sindikatat do protestojnë sërish sot në mbarë vendin kundër planeve të qeverisë për reformën e pensionit. Protesta do të përfshijë dhjetëra mijëra punëtorë që do dalin në rrugë pasditen e sotme në Paris, Bordo, Tuluzë, Lile, Ren dhe Lion. Shërbimet e transportit, përfshirë linjat e metrosë dhe autobusët, janë ndikuar nga protestat.
Të gjitha linjat e metrosë do të jenë të hapura sot, por shumica do të ofrojnë shërbime të reduktuara. Vetëm një e pesta e shërbimeve ndërqytetase dhe mbi gjysma e trenave me shpejtësi të lartë do të funksionojnë sipas orarit, sipas autoritetit hekurudhor SCNF.
Greva filloi në 5 dhjetor në shenjë proteste ndaj rregullimit të planifikuar të qeverisë së sistemit të pensioneve mbarëkombëtar. Pagesat e pensioneve në planin e ri do të llogariten nga pagat nga e gjithë karriera e një punëtori në vend, të vetëm pesë viteve të fundit. Rezultati, thonë sindikatat, do të ulë në mënyrë të konsiderueshme pagesat për punëtorët.