Një 27-vjeçar nga Durrësi është ndaluar nga policia kufitare e Rinasit, pasi u kap me 20 mijë euro të padeklaruara.
Sipas policisë, i riu me inicialet F.K po tentonte për t’i transferuar paratë jashtë shtetit në mënyrë të kundërligjshme.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.