Vendosni fjalën kyçe....

Irani e paralajmëroi SHBA-në tre orë para për sulmin me raketa


Shtetet e Bashkuara ishin paralajmëruar tre orë para për sulmet me raketa. Zyrtarët amerikanë pretendojnë se Irani i arriti ata përmes një ambasade europiane, për t’u siguruar se planet e tyre ishin lehtësisht të zbulueshme.

Iranianët u përgatitën për sulmet me raketa në dy bazat ajrore në Irak ku strehoheshin trupat amerikane duke u siguruar që inteligjenca amerikane të mund t’i zbulonte planet e tyre përmes satelitëve dhe përgjimit, sipas revistës TIME.

Inteligjenca arriti të kapte kërcënimin me raketa rreth tre orë para se ato të ndodhnin. Një zyrtar amerikan tha që paralajmërimi për orë të tëra mundësoi një oficer ushtarak amerikan të vizitonte një nga bazat në Irak dhe t’i paralajmërojë ata se kur dhe ku pritet të goditen raketat.

Por kjo bie në kontrast me deklaratat e gjeneralit të ushtrisë Mark Milley, kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, i cili tha se sulmi raketor i Iranit kishte për qëllim të vriste personelin amerikan në bazën ajrore të al-Asad në Irak.

Edhe kryeministri irakian Adel Abdul Mahdi deklaroi se Irani i kishte njoftuar në lidhje me sulmet raketore dhe ata ishin në gjendje t’i jepnin trupave kohë për të kërkuar strehim në bunkerë.

Mahdi tha se Irani nuk i dha lokacione specifike por se ata do të synonin vetëm vendet ku ishin të pranishëm forcat e SHBA-së.

Ndërsa raketat binin, Mahdi tha që ai mori një telefonatë nga Uashingtoni ata tashmë e dinin për sulmin.

Një imazh satelitor i bazës ajrore të Ain Al Assad-it pas sulmit me raketa të Iranit që tregon dëmin e shkaktuar


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *