Vendosni fjalën kyçe....

Ishte pezulluar për nxjerrje sekreti, shkrumbohet makina e ish-Inspektorit të Krimeve të Rënda


Digjet gjatë natës makina e një ish-efektivi të policisë në Komisariatin e Elbasanit.

Sipas të dhënave të para, makina e djegur tip “Volkswagen” është në pronësi të ish-inspektorit të Krimeve të Rënda Edvin Gjyli, i cili është pezulluar nga detyra, për shkak se nxori sekretin hetimor të zbulimit të arsenalit të armëve në Papër të Elbasanit.

“Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit E.Gj., ( punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan), i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *