Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje Ramës e Bashës: Nisni urgjent dialogun, po pamundësohet çelja e negociatave me BE-në


Presidenti Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Rama e kryedemokratit Basha që të nisin urgjentisht dialogun dhe bashkëpunimin për të shmangur një tjetër shtyrje të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Kreu i shtetit thekson në hyrje të reagimit të tij se faktori kryesor që po pengon vendin është kriza e rëndë politike.

‘Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5. Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend. Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë.’ – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *