Braziliani i PSG-së, Neymar, ka treguar katër mbrojtësit më të mirë në botë sipas tij.
Në një intervistë për mediat braziliane, 27-vjeçari ka thënë se katër lojtarët e prapavijës ndaj të cilëve kishte pasur përherë probleme janë Sergio Ramos, Thiago Silva, Marquinhos e Pique.
Lojtari për të cilin po flitet prej kohësh se mund të rikthehet te Barcelona, ka thënë se këtë sezon me PSG-në synon Ligën e Kampionëve si dhe fitimine Kupës America me Brazilin.