Vendosni fjalën kyçe....

Rama komenton nga Vjena deklaratën e Khameneit: Po flas në emër të një vendi që Irani e cilësoi djallëzor

Gjatë fjalimit të tij në Vjenë si drejtues i OSBE-së, Rama ka përmendur edhe deklaratën e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei i cili e quajti Shqipërinë “një vend djallëzor”.

Rama tha se situata në Lindjen e Mesme është e ndërlidhur me sigurinë e vendeve të OSBE-së dhe shtoi se këtë po e thoshte drejtuesi i një vendi që autoriteti më i lartë i regjimit totalitar e përcaktoi si djallëzor.

“Së fundi duke qënë se shumë prej mundësive tona vijnë përtej shtrirjes së OSBE, na duhet të forcojmë platformat e dialogut me vendet aziatike për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet jugore është se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria e vendeve tona, dhe meqë ra fjala por flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Europës nga autoriteti më i lartë i regjimit totalitar të Iranit. Programet tona do të mbeteshin vetëm në letër pa ekipin kryesor të Shqipërisë në Tiranë dhe në Vjenë”– tha Rama.

Një ditë më parë, Khamenei tha se Shqipëria ka bërë komplot me SHBA kundër Iranit’.

“Është një vend shumë i vogël por shumë djallzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë” – tha Khamenei.

Në vitin 2016, pas një marrëveshjeje me SHBA-në Shqipëria ka pranuar muxhahedinët iranianë në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *