Vendosni fjalën kyçe....

“Shpata lazer” – Izraeli prezanton armën e re të mbrojtjes ajrore


Izraeli njoftoi një përmirësim të sistemeve të tij të mbrojtjes ajrore, një armë lazer për të cilën ministri i Mbrojtjes i vendit thotë se do të jetë në gjendje të gjurmojë raketat, predha te telekomanduara dhe armë të tjera që kërcënojnë të godasin vendin.

Izraeli ka zhvilluar armë lazer që nga mesi i viteve 1990, por arma më pemtuese ‘Laser-Tactical High Energy Taktik’ e njohur ndryshe si “Shpata Lazer”, e zhvilluar nga SHBA-ja dhe Izraeli, u fut në përdorim në vitin 2006, duke iu bashkëngjitur baterive të raketave ‘Iron Dome’.

Sipas ministrit Naftali Bennett, njoftoi se një sistem funksionues i mbrojtjes lazer do të jetë funksional brenda një viti e gjysmë.

Sistemi do të përdorë rreze të shumta lazer të përqendruara së bashku dhe do të funksionojë në kushte të motit të pafavorshëm, njoftoi Jeruzalem Post. Bennett tha se sistemi e bën sistemin mbrojtës, më vdekjeprurës, më të fuqishëm dhe më të përparuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *