Vendosni fjalën kyçe....

SPAK regjistron kallëzimin e Metës ndaj Dvoranit


Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka regjistruar kallëzimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Kjo erdhi pasi Gjykata e Tiranës shpalli moskopetencë duke ia rikthyer sërish dosjen prokurorit Klodian Braho.

Kështu, sipas Report Tv presidenti Meta dhe Dvorani pritet të rimerren sërish në pyetje javën e ardhshme nga SPAK.

Gjithashtu SPAK pritet të zgjedhë përmes shortit prokurorin që do të merret me çështjen.

Kujtojmë se përplasja mes Metës dhe Dvoranit ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Meta e akuzon Dvoranin për përvetësim kompetencash e shpërdorim detyre si gjyqtar i lartë duke futur në konflikt Parlamentin dhe Presidencën në konflikt përmes mos zbatimit të rregullores në dërgimin e listave të kandidatëve. Ndërsa Dvorani thotë se procesverbalet e pretenduara nga presidenti Meta nuk janë zbardhur në kohë për mungesë stafi, pasi kanë vetëm 3 punonjës me kohë të pjesshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *