Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët rrëzojnë përfundimisht statujën e Ibrahomiviçit, autoritet e Malmo-s e heqin nga qyteti


Autoritetet lokale të qytetit suedez të Malmo-s, e kanë hequr statujën e futbollistit Zllatan Ibrahimoviç, pasi ajo u rrëzua nga tifozët e ekipit.

Javë më parë, statuja e yllit suedez të futbollit, u dëmtua në disa raste nga tifozët ndërsa tashmë ajo është hequr përfundimisht.

Tifozët e Malmo-s, shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me blerjen nga ana e Ibrahimoviçit të aksioneve të ekipit rival të Hammarby-t.

Tifozët e ekipit u shprehën se ‘Ibrahimoviç mendon se mund të bëjë ç’të dojë dhe sërish ta duan e ta respektojnë, por kjo nuk do ndodhë’.

Pas shkuljes së statujës, autoritetet vendosën që ta heqin atë për të shmangur të tjera acarime dhe ngjarje të pakëndshme në qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *