Vendosni fjalën kyçe....

Trump tërhiqet nga aksioni ushtarak, por paralajmëron Iranin për sanksione të reja


Presidenti Donald Trump është tërhequr nga aksioni ushtarak kundër Iranit pas sulmeve me raketa në bazat ajrore në Irak, por thotë se do të shtrëngojë sanksionet kundër këtij vendi.

Trump dhe zyrtarët iranianë u përpoqën të mërkurën të qetësonin krizën mes dy vendeve të krijuar pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani dhe sulmeve raketore të Iranit për hakmarrje.

Pas muajve të tërë tensionesh, aksioni ushtarak kishte ngjallur shqetësime që Lindja e Mesme po shkonte drejt një lufte tjetër.

Por të dy palët u tërhoqën, ndërsa liderët arabë dhe të tjerë ndërkombëtarë bënë thirrje për përmbajtje. Në Irak, grupet myslimane shiite, të cilat ishin kundër pranisë së SHBA në Irak, gjithashtu kërkuan të qetësojnë tensionet.

“Fakti që kemi këtë ushtri dhe pajisje të shkëlqyeshme, megjithatë, nuk do të thotë që duhet ta përdorim atë. Ne nuk duam ta përdorim atë”– tha Trump në një deklaratë pasi deklaroi se raketat balistike iraniane nuk shkaktuan viktima, citon Reuters.

Ai tha se Irani “duket të qëndrojë në këmbë” por shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosnin sanksione shtesë për Iranin. Sipas tij sanksionet e tanishme kanë zvogëluar eksportet e naftës të vendit dhe kanë shkatërruar ekonominë e tij.

Trump akuzoi paraardhësit për zvarritjen e Shteteve të Bashkuara në luftëra të panevojshme rajonale, ndërsa nuk dha detaje mbi sanksionet e reja.

Komentet e Trump erdhën disa orë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit tha që sulmet raketore iraniane “përfunduan” përgjigjen ndaj vrasjes së Qassem Soleimani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *