Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e re e SHBA-së bën betimin, së shpejti në Shqipëri


E përzgjedhura e presidentit Donald Trump, Yuri Kim bëri të enjten betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ajo pritet të mbërrijë në Shqipëri muajin e ardhshëm dhe të nisë zyrtarisht detyrën në krye të Ambasadës Amerikane.

Zonja Kim, u emërua në postin e ambasadores në muajin qershor të këtij viti. Ajo ka deklaruar se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Gjatë seancës dëgjimore më 29 tetor, Kim tha se gjithashtu se është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

“Është një nder i veçantë të paraqitet para jush sot si e nominuara e Presidentit Trump për të qenë ambasadorja jonë e rradhës në Shqipëri. Nëse konfirmohem, unë do të isha gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqësoja kombin tonë të madh si ambasadore. Unë gjithashtu do të isha ambasadorja jonë e parë nga territori amerikan i Guam.”-tha Kim.

Zonja Kim ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *