Një shofer spanjoll ka përplasur makinën e tij në një kishë duke theënë se ishte “pushtuar nga djalli”.
Siç shkruan “Daily Mail”, burri e futi xhipin e tij përmes derës së kishës në Sonseca në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Policia thotë se e gjetën burrin e shqetësuar pranë altarit, duke pretenduar se ai ishte i vetmi vend ku ai do të ishte i sigurt nga ‘pushtimi i djallit’.
Mariano Perea, një zëdhënës i policisë lokale, tha se burri nuk mund ta depërtonte derën në fillim dhe u përball me një kalimtare. Një grua shkoi ta kontrollonte, duke menduar se kishte ndodhur një aksident, por ai uli dritaren dhe e frikësoi duke i bërtitur.
Gruaja më pas thirri shërbimet e urgjencës ndërsa shoferi vazhdonte t’ë përplasej me derën e kishës derisa më në fund e theu dhe u fut brenda.
Fotografitë brenda kishës San Juan Evangelista tregojnë shipin të parkuar brenda kishës, ndërsa dëmet duken qartë.
Shoferi pësoi disa lëndime dhe u dërgua në spital për t’u mjekuar. Paraprakisht mendohet se ai mund të ketë pësuar një shpërthim psikotik të shkaktuar nga droga.
Për fat të mirë nga kjo ngjarje askush tjetër nuk ka mbetur i lënduar.