Vendosni fjalën kyçe....

Forumi i ish-kuadrove të CIA-s / Belinda Balluku jep sinjal për sigurinë energjitike


Ndërsa Rusia dhe Turqia kanë inaguruar gazësjellësin TurkStream, amerikanët nga ana tjetër janë të qartë për të qëndruar të mobilizuar me të gjithë partnerët e tyre në sektorin e Energjisë.

Në Abu Dhabi po zhvillohet konferenca e Atlantic Council Energy, konferencë e organizuar nga ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane, CIA-s dhe disa koorporatave të naftës.

Prezente kësaj here ishte dhe ministrja e Energjitikës Belinda Balluku, e cila ka gjetur rastin të theksojë në këtë konferencë se korridoret energjitike nuk janë thjesht çështje leverdie ekonomike, por në radhë të parë janë çështje të përkatësisë gjeopolitike.

Balluku ka dhënë një sinjal të qartë koherence ndaj përfaqësuesëve amerikanë në këtë konferencë, duke u shprehur:

“Dua të theksoj diçka që nuk është se ka lidhje me teknikalitetet e forumit të sivjetshëm, por që është principiale dhe e lidhur me situatat e fundit që na kanë prekur të gjithëve. Në shqiptarët e kemi kollaj këtë punë, ne jemi të kthjellët dhe të qartë, jemi aleatë dhe mbështetës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jemi një vend që kemi kaluar plot peripeci gjatë historisë sonë dhe këto vështirësi na janë kthyer në mësim, ne e kemi shumë të qartë se kush është miku ynë dhe çfarë do të thotë për ne në kuptimin e sigurisë kombëtare, demokracisë, zhvillimit etj”

Në konferencën e sivjetshme të Atlantic Council Energy në Abu Dhabi, kryetemë ishte siguria energjitike, ndërsa Balluku theksoi sidomos problemet me abuzimin dhe vjedhjen ose tjetërsimin e naftës në Shqipëri, duke njoftuar se po konceptohet krijimi i një sistemi kombëtar të monitorimit të sasive, për të shmangur abuzimet. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *