Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi: Në 2020-ën do rikthejmë protestat


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se opozita do të rikthehet në protesta.

Pas një takimi me strukturat e partisë në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës, tha se objektivi kryesor i opozitës për këtë vit është rikthimi i protestave por nuk dha një datë konkrete.

 “Objektivi ynë në 2020 është i njëjti me shkurtin e 2019 dhe pa asnjë diskutim që do ti kthehemi protestave. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e qeverisë është një mundësi reale. Nuk ka një datë konkrete por kur të ketë do ta bëjmë publike”, tha Bardhi.

Ai foli edhe lidhur me rastin e Mark Babanit i cili akuzohet për të shkuar kriminale dhe për denoncimin e fundit të PD-së për kryebashkiakun e Mallakastrës, ndërsa shtoi se ka edhe të tjerë kryebashkiakë si ata të cilët do zbulohen më vonë.

“PD ka bërë publike të dhënat e plota që tregojnë që Mark Babani i emëruari i Edi Ramës ne Vau Dejës është një hajdut i çertefikuar me vendim gjyqësor i çertefikuar nga autoritetet italiane sigurisht që gjej rastin që ti bëj apel prokurorisë që të zbatojë ligjin të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë rezultatet bazuar në informacionet që disponon dhe në dijeninë time është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin që kjo vonesë ka ardhur për shkak të bllokimit nga ministria e drejtësisë, prej një muaji e gjysëm letërporosia e përgatitur nga prokuroria nuk i është dërguar autoriteteve italiane duke sjellë një zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin të ushtrojë një funksion publik.

Një hajdut i çertefikuar sot menaxhon paratë e taksapaguesve të bashkisë Vau Dejës. Padiskutim që ka patur ndërhyrje nga ministria e drejtësisë dhe Mark Babani është Edi Rama i bashkisë Vau Dejës dhe sigurisht që Edi Rama do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur kriminelët në krye të bashkive. Jo më larg se dje kemi denoncuar kryebashkiakun e Mallakastrës por kemi edhe për të tjerë dhe sapo të kemi informacionin e plotë do i bëjmë publike.”- tha Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *