Gjykata Supreme në Brazil hoqi një ndalesë të përkohshme të lëshuar nga një gjykatë më e ulët që ndaloi Netflix-in të transmetonte një filmi të shkurtër që portretizon Jezu Krishtin si një homoseksual.
Presidenti i Gjykatës Supreme, ministri Dias Toffoli e dha vendimin e tij të enjten, vetëm një ditë pasi një gjykatës i Rio de Janeiro censuroi filmin ‘Tundimi i parë i Krishtit’ dhe urdhëroi Netflix-in që të hiqte filmin nga transmetimi.
Një organizatë katolike me bazë në Rio, argumentoi se filmi dëmtoi ‘nderin’ e miliona katolikëve.
Dy milionë njerëz, të krishterë e myslimanë nënshkruan një peticion për të ndaur shfaqjen
Në marrjen e vendimit, Toffoli mendoi se heqja e filmit shkelte ‘lirinë e shprehjes’.