Vendosni fjalën kyçe....

Instituti i Shëndetit Publik qetëson qytetarët: Nuk kemi epidemi gripi


Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik ka dalë në një deklaratë për mediat, për të qetësuar qytetarët duke thënë se nuk kemi të bëjmë me një përhapje të epidemisë së gripit, kjo pas qarkullimit të disa lajmeve në rrjet.

“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Neisseria e meningitit është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktit janë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët.

Kemi vetëm 1 rast të evidentuar, nuk ka tre raste. Rasti në Durrës, është një rast për të cilin kanë ardhur mostrat në ISHP dhe pas analizimit do themi të vërtetë rezultatin si përherë.

Nuk kam pse jap detaje sepse duhet të respektojmë edhe personin i cili ka vdekur. Ka qenë moshë e re, është mashkull. Rastet janë sporadike, pra nuk kemi të bëjmë me situatë epidemike sepse është shumë e rëndësishme. Personat që kanë patur kontakt me personin kanë marrë mjekimin.

Nuk kemi asnjë rrezik për momentin. Të gjitha rastet janë ekzaminuar për gripin dhe kanë rezultuar negativ. Një rast i Durrësit po përcaktohet në laborator edhe për gripin mes të tjerash, dy rastet e tjera nuk janë grip. Ne po monitorojmë situatën. Ajo që dua të them është se nuk kemi asnjë epidemi të shkaktuar nga neisseria e meningitit. Jemi në një sezon normal të gripit.”- thotë Bino.

Kjo deklaratë vjen pas një lajmi se një grua e re ishte paraqitur në spitalin e Durrësit më 7 janar me shenja të gripit, por kishte ndërruar jetë më pas.

Dy ditë më parë humbi jetën një oficer policie, 27 vjeç, nga meningjiti, rasti për të cilën flet Bino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *