Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Laprakë Eredet Çapoku, i dyshuari për vrasjen e kunatës në Paskuqan


Arrestohet në Laprakë, i dyshuari për vrasjen e Enkeleda Çapokut në Paskuqan. 34-vjeçari Erdet Çapoku akuzohet se ka vrarë kunatën mbrëmjen e kaluar dhe më pas u largua, por arratia e tij zgjati vetëm disa orë. Sipas policisë, Eredet Çapoku e ka qëlluar me shkop ose levë kunatën e tij Enkeleda Çapoku, e cila ka ndërruar jetë prej plagëve të rënda.

“Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.

Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas uniformave blu, viktima kishte marrë urdhër mbrojtjeje që prej 6 muajsh, kur e kishte denoncuar kunatin në komisariatin e Kamzës.

Deri dy vite më parë viktima dhe i dyshuari jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve që kishin lindur, ata ishin ndarë dhe jetonin me qira, afër njëri-tjetrit. Gruaja jetonte me vajzën e saj 18-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg, i dënuar me 10 vite për drogë.

Mirëpo sipas dëshmive, kunati e përndiqte 30-vjeçaren. Ai e ndiqte kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën, duke i bërë fotografi në çdo moment. Më pas fotot ia dërgonte vëllait të tij në burg.

Konfliktet mes tyre u përshkallëzuan mbrëmjen e kaluar, kur Çapoku dyshohet se e dhunoi të kunatën në sy të vajzës dhe nënës së saj. Edhe këto dy të fundit, dyshohet se janë dhunuar më parë nga personi.

Nëna e viktimës rrëfeu se kunati i preu damarët dhe e masakroi të bijën me thikë në fytyë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *