Kombëtarja shqiptare ka barazuar me atë italiane në ndeshjen miqësore të mbrëmjes së sotme në ‘Air Albania’.
Sfida e sotme është organizuar për qëllime bamirësie pasi të ardhurat do shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Në fushë kanë zbritur lojtarët më të mirë të Shqipërisë ndër vite dhe ata italianë të viteve 2000.
Pas golit të Espositos, kombëtarja shqiptare barazoi me anë të Bogdanit.
Pas gjuajtjes së 11-metërshave, Italia është kualifikuar në finale ku do përballet me Greqinë ose Turqinë, që ndeshen në takimin tjetër gjysmëfinal.