Muzeu ‘Madame Tussauds’ i Londrës ka njoftuar se ka hequr statujat prej dylli të Dukës e Dukeshës së Sussex-it, nga seti i saj Familjar Mbretëror.
Vendimi pason njoftimin shokues të Meghan-it dhe Harry-t të martën, se ata po bëjnë një hap prapa si anëtarë të Familjes Mbretërore dhe po kërkojnë pavarësi financiare.
‘Krahas pjesës tjetër të botës ne po reagojmë ndaj lajmeve befasuese se Duka dhe Dukesha e Sussex-it po heqin dorë nga Familja Mbretërore,’ tha Steve Davies, Menaxher i Përgjithshëm në ‘Madame Tussauds London’, në një deklaratë.
‘Nga sot, statujat e Meghan-it dhe Harry-t nuk do të shfaqen më në grupin tonë të Familjes Mbretërore, ‘ shtoi Davies.
Statujat prej dylli në New York do të kenë një fat të ngjashëm.