Vendosni fjalën kyçe....

Pas 11 orësh në det, Leonardo DiCaprio shpëton francezin e dehur që ishte rrëzuar nga anija


Leonardo DiCaprio ka shpëtuar nga mbytja një njeri që kishte rënë në det në Karaibe, më 30 dhjetor. Siç shkruan “The Sun”, aktori me të dashurën e tij po pushonte me jahtin e tij pranë ishullit të Shën Bartit, kur mori një thirrje urgjente për ndihmë. Jahti i aktorit ishte i vetmi që i ishte përgjigjur thirrjes për të kërkuar personin e humbur në det.

Sipas gazetës, 24 vjeçari francez  i dehur kishte rënë nga një anije turistike e Klubit Med pranë St Martin në 30 dhjetor. Ai kishte qëndruar në ujë për 11 orë, deri kur u shpëtua nga anija e DiCaprio-s pranë ishullit Saba.

 “Leonardo luajti rolin kryesor në një histori si në filma. Varka e Leonardos ishte e vetmja që po kërkonte për të dhe shpresa e vetme për te, dhe pse ishte orë të tëra larg”, tha një burim për “The Sun”.

Sipas gazetës, aktori arriti ta shpëtonte të riun para se të errësohej, ndërkohë që një studi po afronte.

Aktori, e dashura e tij Camila Morrone dhe miq të tij, i siguruan 24-vjeçarit ushqim, pije dhe rroba përpara se ta kthenin te rojet bregdetare.

Francesi i identifikuar si Viktor, ishte punonjës në anijen turistike të Klubit Med dhe kishte rënë pas një nate të gjatë ku kishte konsumuar shumë alkol.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *