Vendosni fjalën kyçe....

PD publikon dokumentin e prokurorisë greke: Qerim Ismailaj i dënuar me tre vite burg


Partia Demokratike ka publikuar një dokument të prokurorisë greke, ku thuhet se kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, është i dënuar në Greqi me 3 vite burg.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi thotë se Ismailaj e fshehu ndalimin dhe dënimin në formularin e dekriminalizimit. Duke iu referuar dokumenteve greke, Bardhi thotë se Ismailaj ishte dënuar për plagosje por nuk e ka kryer këtë dënim pasi nuk është gjetur nga autoritetet greke.

“Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të pakundërshtushme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale.

Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.”- deklaroi Bardhi.

Kujtojmë se Ismailaj e ka mohuar akuzën para kamerave, duke thënë se ai në “asnjë rast nuk është ndaluar nga policia greke”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *