Disa demonstruesit janë përgjakur pas përleshjeve me policinë në qytetin francez Rouen, ndërsa autoritetet përpiqen të mbajnë nën kontroll protestat kundër reformës së pensioneve që kanë përfshirë vendin.
Pamjet e publikuara tregojnë përplasjen mes policisë e demonstruesve, teksa blutë përpiqen të zmbrapsin disa protestues duke i goditur me shkopinj gome e duke i spërkatur me piper.
Një burrë u filmua i gjakosur pas përplasjes. 61-vjeçari u mjekua në vendngjarje nga mjekët dhe zjarrfikësit, përpara se të transferohej në Spitalin Universitar të Rouen.
Marshimet kundër reformës së pensioneve u kthyen të dhunshme në të gjithë vendin, me përplasje brutale në kryeqytetin Paris si dhe në qytete më të vogla në mbarë vendin.