Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka akuzuar Iranin se është përpjekur të vrasë amerikanët në sulmet e tij raketore në bazat në Irak ndërsa e bëri përgjegjës për rrëzimin e avionit të kompanisë ajrore ukrainase, ku humbën jetën qindra persona.
Ai e bëri deklaratën teksa Thesari i SHBA-së vendosi sanksione të reja kundër Teheranit.
Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, njoftoi sot një raund të ri sanksionesh kundër Iranit, për të cilin ai tha se do të kishte për qëllim ndalimin e veprimtarive globale terroriste të Teheranit.
Kufizimet e reja do të ndikonin në ndërtimet, tekstilet, minierat, çelikun dhe hekurin e Iranit, ndër të tjera. Sanksionet do të synojnë gjithashtu tetë zyrtarë të lartë iranianë, të cilët Uashingtoni i akuzon se janë përfshirë në sulmet e fundit me raketa