14 persona, përfshirë një oficer të lartë të një krahine provinciale, humbën jetën pasi një shpërthim i fuqishëm tronditi një xhami në Pakistanin veriperëndimor, raportojnë mediat lokale duke cituar policinë dhe burime mjekësore.
Shpërthimi goditi një xhami në një qytet satelitor të Quetta-s, kryeqyteti rajonal dhe qyteti më i madh i krahinës së Pakistanit, Balochistan, gjatë lutjeve të së premtes.
Zëvendësdrejtori i policisë, Haji Aman Ullah, ishte mes të vrarëve në shpërthim, tha zv.Inspektori i Përgjithshëm i Quetta-s, Abdul Razzaq Cheema, për mediat lokale.
Trembëdhjetë njerëz të tjerë, përfshirë imamin e xhamisë vdiqën në shpërthim ndërsa 20 të tjerë u plagosën, konfirmoi një zëdhënës i një spitali civil lokal.
Ministri i Brendshëm i Balochistan-it, Zia Langove, e quajti shpërthimin veprim terrorist. Disa raporte sugjerojnë se oficeri i rangut të lartë të policisë ishte objektivi i vërtetë i sulmit.