Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi vijon presionin ndaj Kurtit, i nis përsëri letër


Pas afatit 48 orësh për formimin e qeverisë së re, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një tjetër letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në letrën e tij, Thaçi i kërkon Kurtit që ta njoftojë nëse VV-ja do të dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre.

Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”. – shkruan Thaçi.

Në takimin e tretë radhazi që mbajtën dje dy partitë, LDK-ja dhe VV-ja nuk sollën progres në negociata. Dy partitë nuk po flasin publikisht për ofertat që janë vënë në diskutim lidhur me postet në qeveri, ndërsa nuk dihet kur Kurti do të dërgojë emrin për mandatarin te presidenti Hashim Thaçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *