Protesta e së premtes kundër ndryshimeve klimaike në Uashington pa turmat që marshonin në Kapitol Hill dhe brohorisnin gjëra të tilla si, ‘niveli i ujërave po rritet dhe po kështu edhe ne’ dhe ‘Australia po digjet dhe ne po kështu’.
Aktorë të famshëm si Jane Fonda dhe Joaquin Phoenix kryesuan protestën, e cila ishte pjesë një veprimtarie të frymëzuar fillimisht nga aktivistja për ndryshimin e klimës, adoleshentja Greta Thunberg.
Ylli i filmit ‘Joker’, Phoenix, si dhe Martin Sheen, Susan Sarandon dhe Fonda, morën pjesë dhe folën në këtë tubim.
Gjatë fjalimeve të shkurtra para turmës, Phoenix predikoi për industrinë e mishit dhe qumështit si ‘shkaku i tretë kryesor i ndryshimit të klimës’.
Vegani i famshëm i inkurajoi njerëzit të bëjnë zgjedhje më të mira për ato që konsumojnë. Ai i dha fund fjalëve të tij duke pranuar se kishte fluturuar në një aeroplan për të ardhur në protestë.