Vendosni fjalën kyçe....

Basha: S’është problem sistemi, Rama nuk ndahet dot nga krimi


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, tha se në propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore nuk përfshihet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë blu, kryedemokrati theksoi se për aq kohë sa kryeministri Rama ka lidhje me botën e krimit, s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

‘Miratimi i Reformës Zgjedhje, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore. Kemi paraqitur propozimet tona që prej shtatorit dhe ndërkohë ka kaluar afati i dhjetorit, jemi në pritje të qëndrimit të PS dhe Ramës, pro ose kundër. Por kjo pritje nuk do vijojë pa fund, do marrim çdo vendim të domosdoshëm për të mos lënë Shqipërinë nga Reformë Zgjedhore. Propozimet janë të qarta, vendos vullneti politik. Për sa kohë, Rama ka lidhje me kriminelë, harrojeni se do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa një kryeministër që nuk ndahet nga krimi.’ tha Basha.

Ai shtoi se Rama nuk ndahet dot nga krimi dhe se ky nuk është problem sistemi por i kreut të qeverisë.

Basha tha se SPAK-u i ka në tavolinë dosjet dhe ato janë testi i së vërtetës për prokurorinë speciale.

‘Rama nuk ndahet dot nga krimi. Problemi kryesor është se Rama nuk ndalet dot nga lidhjet me krimin. Me çfarë sistemi do e zgjidhim ne këtë? Ky nuk është problem sistemi. Çdo betejë politike Rama e ka fituar me krimin. Ka dy dosje në Prokurori, ky është testi i SPAK. Kemi apo s’kemi një SPAK të vërtetë.’ – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *