Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Sarandë punonjësi i doganës Qafë Botë, kërkohej prej 4 ditësh


Një person është gjetur i pajetë në një hotel në Sarandë.

Viktima është i moshës rreth 63 vjeç, punonjës në doganën e Qafë Botës, raporton News 24.

63-vjeçari i identifikuar deri më tani me emrin Janaq, kërkohej prej 4 ditësh para se të gjendej i pajetë në dhomën e hotelit.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së doganierit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *