Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj porosit Kurtin: Krijo qeverinë ose hap rrugën


Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka porositur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re.

Haradinaj thotë se është koha e fundit që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklarojë se çka propozon për gjendjen e krijuar, pasi që konsideron se Kosova po rrezikon shumëçka për shkak të vazhdimit të takimeve pa kufij. Në të kundërtën Haradinaj kërkon nga Kurti që të hapë rrugë për opsione të tjera.

Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjen formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje.

Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë vjerr. Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit”- thotë Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *