Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa nxjerr shifrat: Bashkia e Tiranës 273 milionë lekë në 2019 për udhëtime jashtë vendit


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar shifrat e shpenzimeve nga Bashkia Tiranë për udhëtimet jashtë vendit.

Vetëm në vitin 2019 nga Bashkia e Tiranës janë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit, 273 milionë lekë ose 19 mijë euro në muaj.

Sipas Zhupës, këto shifra janë jo normale kur për projekte të destinuara për rininë janë vetëm 150 milionë lekë.

Postimi i plotë:

Bashkia e Veliajt ka harxhuar 273 milion lekë vetëm për udhëtime jashtë shtetit gjatë vitit 2019! Rreth 19 mije euro çdo muaj shpenzime!

Ja ku kanë shkuar paratë tona për 2019, tek udhëtimet e Veliajt dhe të tijeve nepër botë. Pa llogaritur ketu faturat nga 900 euro nata që ja u paguajne oligarkët që marrin tenderat ne bashki.

Për udhëtime jashtë shtetit kanë harxhuar: Me shumë para sesa parashikohen për projektet per rinine ne 2020- vetem 150 milion lek. Me shume para sesa parashikohen për projektet per grate ne 2020-vetem 100 milion lek. Me shume para sesa parashikohen per qytetaret me semundje apo paaftesi- vetem 156 milion leke!

Veliaj që del cdo dite ne tv sikur është në Titranë, biles edhe në muajn e pushimeve verore, udhëton me shumë edhe se institucioni i Presidentit të Republikes që është institucioni që duhet të na perfaqesoj jashtë vendit!

Po a ju kemi parë hajrin ketu udhëtimeve? A kemi marr fonde, financime për Tiranen? A ka donacione apo ekspertize për Tiranen? Asgjë nga keto, ne kemi parë vetem çmime imagjinare nëpër botë dhe që shoqerohen vetem me buzeqeshje video selfie qe ben kryetari i emëruar i bashkise Tiranë .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *