Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënohet prokurorja në Kosovë, ndalohet një person


Një person është arrestuar si i dyshuar për kërcënimin e prokurores së ccështjes ‘Pronto’, Drita Hajdari. Siç raportohet, i dyshuari i arrestuar është nga Prishtina, shkruan Lajmi.net.

Prokurorja Drita Hajdari kishte denoncuar se ishte kërcënuar nga persona të panjohur përmes mesazheve. Lidhur me rastin në fjalë, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha se personi ishte ndaluar pas hetimeve intensive.

‘Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejshme ligjore’, ka thënë Kelani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *