Mbretëresha Elisabeth II do të organizojë bisedime të pazakonta në krizën që ka mbërthyer Familjen Mbretërore pas lajmit se Duka Harry e Dukesha Meghan duan të heqin dorë nga roli në familje.
Në bisedime do marin pjesë Princat Harry, Charles dhe William e do nisin të hënën.
Një burim i brendshëm që citohet nga ‘Daily Mail’, tha se Harry do përballet me Madhërinë e saj për herë të parë që kur njoftoi dëshirën e tij dhe Meghan për t’u larguar si anëtarë të rëndësishëm të familjes.
Ditën e djeshme Mbretëresha dje vendosi një ultimatum 72-orësh për të gjetur zgjidhjen e krizës.
Sipas të njëjtit burim, Duka Harry po kërkon të nxjerrë kushtet më të mira financiare të mundshme nga marrëveshja e re.