Vendosni fjalën kyçe....

Në Spanjë e bëjnë të Sigurt, ish-lojtari do marrë drejtimin e skuadrës


Në Spanjë gazetat sportive e bëjnë të sigurt që drejtimin e Barcelonës do e marrë ish-lojtari Ksavi Hernandez.

Sipas “As”, do i ofrojë drejtimin e skuadrës deri në vitin 2022 trajnerit që aktualisht po trajnon në Katar. Abidal dhe Oskar Grau janë mbështetësit kryesorë të kësaj piste.

Edhe “Mundo Deportivo” ka të njëjtën pistë. Edhe sipas gazetës katalanase, Valverde ka mbetur pa kredite pas humbjes në superkupë. Emri i Ksavit gjendet në faqen e parë të kësaj gazete, ndonëse sipas “Mundos”, Barça ka kontaktuar dhe me trajnerë të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *