Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita e hapur për çdo lloj sistemi, ta zgjedhin shqiptarët ose Rama po të dojë” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, deklaroi ditën e sotme se opozita ishte e bashkuar në qëndrimet e saj, ndërsa tha se ishte i hapur për sistemin zgjedhor me të clilin do votojnë shqiptarët.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryedemokrati kërkoi me forcë ndëshkimi e krimit zgjedhor, pasi asnjë sistem sipas tij nuk e zgjidh çështjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

‘Le ta zgjedhin shqiptarërt çfarë sistemi të duan. Le ta zgjedhë edhe Edi Rama po të dojë. Por pa u ndarë politika nga krimi, pa u ndëshkuar shitblerja e votës, nuk ka për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Ne duam të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare me një sistem që garanton votën e lirë e të ndershme për shqiptarët. Ne jemi të hapur për çdo lloj sistemi, në bashkëbisedim me shqiptarët në mbarë vendin, por Partia Demokratike do parapëlqente mazhoritarin e pastër.’ – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *