Një grua e divorcuar, nënë e katër fëmijëve që organizoi një ‘duel’ mes ish-bashkëshortit dhe dashnorit të saj, për të parë se cili nga dy admiruesit do fitonte dorën e saj, është dënuar me burg përjetë.
Asta Juskauskiene, 35 vjeç, u nda nga burrin e saj, Giedruis Juskauskas, kur ajo filloi të dilte me 25-vjeçarin Mantas Kvedaras, të cilin e njohur në intenet pasi ai doli nga burgu, shktuan ‘The Sun’.
Juskauskas kishte akoma raporte intim me ish-gruan e tij, pavarësisht divorcit të tyre në dhjetor 2018, ndërsa Kvedaras fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar vetëm pesë ditë para vrasjes së tij, duke qëndruar në shtëpinë e 35-vjeçares në Londër.
Të dy burrat e pretenduan gruan dhe ajo vendosi të zgjidhë çështjen duke organizuar një duel në një rrugicë në Stratford. Kvedaras, i cili pranoi vrasjen, goditi me thikë rivalin e tij 35 herë në trup, gjoks dhe qafë më 17 qershor të vitit të kaluar, duke e lënë të vdekur.
Juskauskiene nuk shfaqi asnjë emocion gjatë gjyqit teksa dëgjonte vendimin.